Flet dhe shqip, kush është i nominuari i Biden për ambasador në Shqipëri

24 Janar 2023 | 09:44

Presidenti i SHBA ka nominuar David J. Kostelancik, për postin e e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Kostelancik është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar.

Kostelancik ka shërbyer më parë si Zëvendës Shef i Misionit dhe si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA në Hungari. Ai ka shërbyer si Drejtor i  Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore, Drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse,  në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve.

Kostelancik ka shërbyer  dy herë në Ambasadën e SHBA në Rusi. Po keshtua ka sherbyer ne Misionin e SHBA në OSBE në NATO, në Tiranë, dhe në Ankara. Me origjinë nga Illinois, ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, ku fitoi një Master të Shkencave. Ai gjithashtu mori një diplomë Master të Arteve nga Universiteti i Miçiganit. Flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026