Flet gruaja nga Korça: Burri më kërcënoi me thikë, më mbrojti djali i vogël

15 Shkurt 2025 | 20:24

Një grua nga Korça ka rrëfyer për Euronews Albania momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar.

Sipas saj, burri i saj, i dehur, tentoi ta sulmonte, por ndërhyrja e djalit të vogël e shpëtoi nga një tragjedi e mundshme.

“Erdhi i pirë, mori thikën për të më goditur. Unë dola jashtë dhe pas meje doli edhe djali i vogël që më mbrojti. Unë mbeta jashtë, nuk hyra më brenda sepse ai donte të më godiste,” tregoi gruaja.

Ajo shton se bashkëshorti i saj ka probleme me alkoolin dhe se kjo nuk është hera e parë që përballet me dhunën e tij.

“Gjithmonë pi. Punoi dikur në Greqi, por kur u kthye nuk punonte më. I thosha të gjente punë, por ai pinte me shokët. Nuk i jepja para e qerasnin shokët me pije. Kjo është hera e katërt që e çoj në polici. Një herë e fala, mendova se do ndryshonte, por ai vazhdoi avazin. Nuk di çfarë të bëj më,” tha ajo.

Gruaja shpreh edhe shqetësimin për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën përballet pas ndërprerjes së ndihmës financiare nga shteti.

“Nga shteti më është prerë asistenca. Me çfarë të jetojmë? As punë nuk ka,” përfundon ajo.

Kujtojmë që këtë të shtunë policia e Korçës ka arrestuar 57-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për rastin.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Bashkim Baçi ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, bëri me dije policia përmes një njoftimi për mediat.

Rrëfimi tronditës i Shegës: Burri erdhi me thikë nw dorë, më shpëtoi jetën djali i vogël pic.twitter.com/hkqgaQvtKD

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë mbajtën fjalimet e...
20:02 | 17/07/2026