Flet për herë të parë kreu i Zubin-Potokut: Edhe në luftë nuk ka pasur si ky sulm
Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, foli këtë të shtunë për herë të parë për sulmin terrorist në komunën e tij.
Në një lidhje direkte për emisionin Review në Euronews Albania ai u shpreh se menjëherë pas sulmit të gjithë ekipet emergjente u angazhuan në një punë maksimale dhe në kohën e duhur për të minimizuar pasojat e sulmit terrorsit atje.
Ai u shpreh se as në kohën e luftës së Kosovës nuk kishte ndodhur një sulm i tillë.
“Kanali përfshin një gjatësi shumë të madhe që nuk mund të jetë e gjitha nën monitorim por kjo nuk do të thotë që mungon siguria në Kosovë, por ky lloj sulmi nuk na ka ndodhur as gjatë luftës pasi ka të bëjë me një dëm që mund ti bëhet dhjetra mijëra qytetarëvë pasi ky kanal shërben për ujë të pijshëm, ekonomi familjare, natyrisht përfshihen bagëti, ujitje dhe për ftohjen e turbinave të Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK), tha Izmir Zeqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmi terrorist në Kosovë, gazetari: Mes 8 të arrestuarëve, drejtuesi i një portali
- “Serbia po vë në dyshim shtetin e Kosovës” eksperti: Sulmi në funksion të aneksimit
Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)
Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut