“Serbia po vë në dyshim shtetin e Kosovës” eksperti: Sulmi në funksion të aneksimit

30 Nëntor 2024 | 21:40

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi tha në Review në Euronews Albania se Kosova u përball me një sulm gjigant, i cili ka goditur sigurinë kombëtare të saj dhe sipas tij autoritet kosovare ishin të papërgatitura në këtë lloj lufte të një niveli tjetër.

Sipas tij sulme të tilla kanë si qëllim finalizimin nga Serbia të ankesimit të veriut të Kosovës dhe dobësimin dhe vënien në dyshim të shtetit të Kosovës.

“Kam përshtypjen se sulmi lidhet me shumë gjëra që po bën njëkohësisht Serbia, lidhet me qëllimin përfundimtar që ka me aneksimin e veriut të Kosvës dhe këtë se bën dot drejpërdrejtë dhe me sulme të tilla është një mënyrë e tërthortë për të arritur te ky qëllim”.

“Sulmi është padyshim më i rëndi që pas Banjkës, ka goditur sigurinë kombëtare të Kosovës pasi me një sulm të tillë ke mundësi ti privosh ujin dhe dritat 1/3 së vendit. Ky është një sulm gjigant dhe kjo është një luftë e një niveli tjetër dhe autoritetet kosovare duhet të ishin më të përgatitura ose vigjilente për një lloj të tillë sulmi.

“Ky sulm në dukje e vë në dyshim shtetin e Kosovës, që do të thotë që nëse një shtet nuk arrin dot të kontrollojë territorin e vet nuk është shtet në kuptimin e fjalës dhe ka pasur shumë mënyra që Serbia e ka bërë këtë gjë”, tha eksperti Ledion Krisafi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026