Flet shqiptari nga Bahreini: Qindra dronë dhe predha të Iranit u zmbrapsën, situata drejt normalizimit
Në një lidhje nga Bahreini, menaxheri shqiptar i turizmit Sabjet Idrizaj përshkroi situatën gjatë dhe pas shpërthimit të konfliktit, duke theksuar se fillimi i luftës ishte i papritur për banorët, të cilët janë mësuar ta konsiderojnë rajonin si një ndër më të sigurtit.
Ai tregoi se alarmet dhe sirenat e para krijuan panik dhe tronditje, por situata u menaxhua me efikasitet nga autoritetet vendase. Sipas tij, qindra dronë dhe predha janë zmbrapsur, ndërsa shteti ka ndërmarrë masa për të garantuar sigurinë dhe për të mbajtur hapësirën ajrore nën kontroll.
Ai shtoi se pritet rikthimi gradual në normalitet, me hapjen e shkollave dhe rifillimin e aktivitetit të zakonshëm. Idrizaj theksoi gjithashtu se komuniteti shqiptar në Bahrein është i vogël, rreth 30 persona, të cilët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën shqiptare në Arabinë Saudite për çdo zhvillim.
Sipas tij, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve ka zgjedhur të largohet, ndërsa shumica kanë preferuar të qëndrojnë, duke u zhvendosur përkohësisht nga zonat më të rrezikuara kur ka pasur tensione. Ai nënvizoi se aktualisht nuk e sheh të nevojshme largimin, ndërsa shpresa mbetet te një zgjidhje përmes negociatave.
“Fillimi i luftës ishte diçka e papritur dhe as që nuk e mendonim. Vendet arabe janë ndër më të sigurta në botë. U zgjuam një ditë nëpërmjet alarmeve dhe sirenave, ishte diçka që na surprizoi, pasi ishim në shok nga kjo situatë. Kjo u menaxhua shumë mirë nga shteti, ku 710 dronë dhe predha drejt Bahreinit u zmbrapsën. Bahreini po bën punë të mirë për ta mbajtur vendin e sigurt dhe qiellin e pastër nga raketat dhe dronët. Bahreini është një ishull që lidhet me Arabinë Saudite përmes urës. Ajo që ka ndryshuar tani është se aeroporti ka qenë i mbyllur deri para dy ditësh, por ura ka qenë gjithmonë e hapur për të shkuar drejt Arabisë. Mendohet se do hapen shkollat dhe pritet që gjithçka të jetë në normalitet që nga nesër. Në fillimet e luftës krijuam një grup të shqiptarëve, ku jemi një komunitet i vogël, rreth 30 persona, pasi është vend i vogël dhe jemi shumë pak. Kishim kontakte me ambasadën shqiptare në Arabinë Saudite dhe ishim në një grup ku informoheshim dhe ndiqeshim. Kushdo që do të kishte dëshirë të largohej mund ta bënte nga këtu nëpërmjet Arabisë Saudite dhe më pas mbërritjen në Shqipëri. Një pjesë shumë e vogël ndoshta preferoi të lëvizte, por jo shumë. Kur kishte shqetësime, ne largoheshim nga zonat e rrezikuara ose strehoheshim.Prandaj nuk mendoj se është koha të largohemi dhe presim për një zgjidhje nga negociatat.”, tha ai.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori