Flet vullnetari: Izraelitja u mbulua me gjakun e saj që t’i shpëtojë Hamas
Raphael është një vullnetar i ndihmës emergjente nga Izraeli i cili jeton në Efrat por që për shkak të punës është detyruar të shkojë në qytete të ndryshme të vendit për të dhënë ndihmën e tij.
Për shkak të luftës aktualisht ka mbi 120 mijë të zhvendosur brenda Izraelit, njerëz të cilët kanë jetuar në Rripin e Gazës. Ata janë sulmuar më 7 tetor në qytetet dhe fshatrat që janë në pjesën veriore të kufirit midis Izraelit dhe Libanit, për shkak të kërcënimeve të Hezbullahut.
Autoritetet vendase po punojnë për hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, me qëllim që këto ndihma të shpërndahen për qytetarët, e jo për Hamasin, sepse, Hamasi është duke vjedhur ç’të mundet duke e marrë nga popullsia civile, në mënyrë që të përmbushë nevojat e veta.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tergoi historinë e një izraeliteje e cila u detyrua të priste trupin dhe të mbulohej me gjakun e saj që t’i shpëtonte terroristëve të Hamasit.
“Kemi parë skena që nuk kemi dashur kurrë ti shihnim. Kam parë një grua që ishte në festivalin Supernova, kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe ajo arriti të mbijetojë duke marrë gjakun e saj dhe duke u mbuluar me të. Ka hequr rrobat e saj dhe ka bllokuar gjakderdhjen dhe ka qëndruar ashtu për disa orë derisa ushtria izraelite e ka shpëtuar. Kur e sollën në spital për shkak të gjakderdhjes së madhe rrezikonte t’i prisnin krahun”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar