Flokët e shpresës, dhurohen për gratë dhe vajzat me kancer gjiri
Prej pesë vitesh Vera Curakaj po trajton kancerin e gjirit pasi konstatoi diçka të dyshimtë në trupin e saj.
“Me ndihmën e Zotit dhe të mjekëve po luftoj, jam e operuar po bëj kimio. Familja u mërzit shumë edhe unë, po jo shumë kam forcë,” – u shpreh ajo.
Flokët i kanë rënë për shkak të kimioterapive, por e bija ka zgjedhur të presë të sajat për t’ia dhuruar.
“Po shumë emocione dhe shumë e lumtur, mezi e prisja. Të kenë shpresa, thjesht shpresë,” – tha Diamanta Curakaj, vajza e saj.
Mes dhjetëra grave dhe vajzave që dhuruan prerë flokët ishte edhe Blerta, mamaja e së cilës nuk e fitoi dot betejën.
“Pavarësisht se ajo nuk e fitoi dot këtë betejë, nuk arritëm dot të siguronim një paruke. Unë jam shumë e lumtur se sot dhurimi i flokëve arrihet në Shqipëri.” – tha Maçi.
Në Shqipëri kanceri i gjirit prek afro 600 gra dhe vajza në vit. Mjekët vazhdimisht bëjnë thirrje për ekzaminime sa më të shpeshta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania