Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë Tiranë: Na duhet një drejtues qytetar
Aktori i njohur Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Në një deklaratë në facebook, Binaj tha se vendimi i tij vjen si një thirrje për ndryshim dhe për t’i rikthyer qytetarëve besimin tek institucionet lokale.
“Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm, punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit. Si një artist i përfshirë në çështje publike prej 22 vitesh, kam vendosur të shpall kandidaturën time për kryetar bashkie”, shkruan ai.
Binaj theksoi se Tirana ka nevojë për një figurë që nuk përfaqëson asnjë parti politike:
“Na duhet një drejtues qytetar, i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët. E kemi parë në 34 vite që drejtimi partiak i bashkisë nuk ka sjellë përmirësim në cilësinë e jetës sonë.”
Ai tha se është gati të japë “gjithë veten” për të përfaqësuar çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit