Fluks virozash në spitalin e Vlorës, mjekët: Ja kur pritet kulmi i gripit
Dyfishohet numri i vizitave pranë insitucioneve shëndetësore në Vlorë për shkak të virozave në rrugët e frymëmarrjes. Për mjeken e një prej qendrave shëndetësore fëmijët mbeten moshat më të prekura për shkak edhe të frekuentimit të ambjenteve kolektive
“Një pjesë e mirë e prindërve kanë refuzuar vaksinën e fëmijëve por në përgjithësi ata që kanë qenë më të interesuar për vaksinën e gripit kanë qenë prindërit që kanë pas fëmijë të sëmurë kronik, të sëmurët kronik dhe pensionistët që janë të parët që kërkojnë që në muajin shtator vaksinën e gripit”, tha Raimonda Zoto, mjeke patologe.
Situata paraqitet e rënduar edhe në urgjencën e Spitalit Rajonal në Vlorë ku numërohen rreth 80 vizita në 24 orë, kryesisht gjendje virale, pacientë me temperaturë, gastrointerite.
“Janë të prekur që nga moshat e reja pra që mga mosha 14 vjeç që paraqiten në urgjencën tonë deri dhe në moshat më të vjetra. Edhe te moshat e reja ka pasur raste që infeksionet virale të rrugëve të sipërme kanë përfunduar në pneumoni dhe janë shtruar në spital ashtu si dhe moshat e vjetra , pjesa më e madhe e tyre janë hospitalizuar për shkak tē sëmundjeve shoqëruese që kanë”, tha Xhesika Gjonaj, mjeke e urgjencës spitalore.
“E vështirë ka qenë, me temperarturë, këputje trupi . Kemi marrë kokrra për temperarurë, shurup për kollë”, deklaroi një qytetar për mikrofonin e Euroneës.
“Kemi pasur probleme, tani po vij për të bëë gjilpërën për virozën. Dhe shumë lehtë nuk e kemi kaluar , fillon lehtë pastaj. Familjarët jo, vetëm unë nga familja. Me antibiotikë pesë ditët e para me këto mjetet e shtëpisë, padtan e pamë që s’kishte përmirësim dhe me antibiotikë”, deklaroi një qytetar tjetër.
Shefi i epidemiologjisë në drejtorinë e shëndetit publik tha se në këtë periudhë kemi edhe rritje të rasteve me Covid.
“Deri tani janë rreth 400 testime ku pozitiviteti vazhdon të jetë i rëndësishëm pra me 39 raste , pra rreth 10 përqind është një pozitivitet i rëndësishëm që tregon që edhe virusi i covid qarkullon”, tha Agron Bashllari.
Sipas Bashllarit në Vlorë në këto dy javët e fundit numri i pacientëve ka qenë rreth 420- 450 e cila do rritet deri në 550 javët e ardhshme sipas kurbës historike të sëmundshmërisë. Ndërsa 15 ditëshi i dytë i shkurtit pritet të jetë edhe kulmi referuar situatës gripale.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë