Flutura Açka përlotet teksa Grida Duma lë mandatin

8 Nëntor 2022 | 13:38

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka është përlotur teksa Grida Duma po njoftonte lënien e mandatit.

Ajo është shfaqur e prekur dhe e trishtuar gjatë momentit kur Duma mbante fjalën e saj.

Së bashku me të, ishte dhe deputeti tjetër demokrat, Agron Gjekmarkaj, i cili gjithashtu nuk e priti mirë vendimin e Dumës.

Grida Duma njoftoi se ka lënë mandatin e deputetes dhe tregoi se çfarë nuk do i falë politikës. Ajo u shpreh se politika e llumit dëmtoi dhe djalin e saj, ndërsa shpreson që këto goditje të kenë qenë mësim për të.

Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale.

Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.

Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa mandatin e tij do e marrë Petrit Doda.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026