‘Ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit’, Klevis Balliu përplaset me Frrok Çupin
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka debatuar në studion e Euronews Albania me analistin, Frrok Çupi në lidhje me situatën aktuale brenda kësaj force politike.
Balliu u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha ka votën brenda në parti, teksa i tha publikisht Çupit se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.
“Ju keni alergji nga vota. Sali Berisha ka votën, e duan qytetarët shqiptarë, është vërtetuar që e duan. Ti ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, ta vërtetoi edhe gjyqi. Ti e di shumë mirë këtë gjë. Bashkëpunëtor gjithë ditën. Do më hedhësh edhe mua në gjyq siç hodhe Ylli Rakipin?”, theksoi Balliu.
Çupi e mohoi diçka të tillë.
“Atë ditë kur Saliu tëdalë rrugës duke foluar me gishta, a do jesh sërish në studio? Çfarë jam unë? Thuaje edhe një herë. A do ta thuash edhe një herë?”, u përgjigj Çupi.
Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.
Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin