Fluturoi 65 herë më shpejt se një avion F16, meteori që përshkoi Spanjën mund të…

20 Maj 2024 | 14:27

Një video e një meteori të pazakontë, i cili ndriçoi qiellin e natës mbi Portugali dhe Spanjë të shtunën, më 18 maj, po përhapet në rrjetet sociale.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka konfirmuar se topi i zjarrit blu-jeshile po udhëtonte me një shpejtësi prej 45 kilometrash në sekondë, ose 65 herë më shpejt se avioni më i shpejtë luftarak F-16.

ESA shton se meteori ka shumë të ngjarë të jetë pjesë e një komete dhe është djegur mbi Oqeanin Atlantik.

“Probabiliteti që të gjendet një meteorit është shumë i vogël”, njoftoi agjencia, sipas Space.

Në të dy vendet janë regjistruar disa video të kalimit të trupit të ndritshëm qiellor në qiellin e natës dhe njëra prej tyre është krijuar gjatë një koncerti në ajër të hapur në qytetin portugez të Barcelos.

Meteorët lënë një gjurmë blu-jeshile kur kanë një përmbajtje të lartë magnezi në përbërjen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026