“Fluturoi” me X6 te Liqeni, shoqërohet Emiliano Nina

12 Tetor 2023 | 21:49

Emiljano Nina, shoferi i automjetit BMw X6 që “fluturoi” te diga e Liqenit në Tiranë është shoqëruar nga policia.

Mbi të rëndojnë veprat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”.

Më herët është arrestuar Eldi Allushi, pronari i mjetit. Gjykata e la në burg me akuzat e “moskallëzimit të krimit”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Allushi ka dhënë dëshmi të rreme lidhur me aksidentin, duke thënë në dëshminë e tij, se ishte në timon kur ndodhi ngjarja dhe sa makina pati një defekt teknik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026