“Fluturoi” nga mbikallimi, shoferi 20-vjeçar publikonte video me 270 km/h në Tik Tok
Një aksident i ‘frikshëm’ ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e qendrës tregtare TEG, ku një automjet tip Audi a8 ‘fluturoi’ nga rrethrrotullimi dhe përfundoi në autostradën Tiranë-Elbasan.
Si pasojë e aklsidentit ndërruan jetë të tre personat brenda automjtetit Audi, të cilët janë identifikuar si Klevis Ruçaj, 20 vjeç banues në Fier, Erisilda Abedini 22 vjeçe si dhe Sikela Perroj 23 vjeçe, të dyja vajzat banuese në Tiranë.
Klevis Rucaj, ka qënë dhe drejtuesi i Audit. Ai dyshohet se vinte me shpejtësi tepër të lartë nga Unaza Lindore, dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka rënë nga mbikalimi, duke çarë bordurat.
Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine tip “Honda” që po udhëtonte në korsinë e saj. Të plagosur kanë mbetur dhe drejtuesi i “Honda-s” dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Nga publikimet e 20-vjeçarit në rrjete sociale shihet një pasion i tij për makinat luksoze dhe shpejtësinë e lartë. Në një video të publikuar në rrjetin Tik Tok, ai shihet duke drejtuar mjetin me një shpejtësi prej 270 km/h.
@klevrucaj #fyp ♬ original sound – 👀
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq