FNSH dhe Shqiponjat në Nikël e Tapizë, 100 efektivë në kërkim të kriminelëve
Mëngjesin e së shtunës forca te shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në këtë aksion marrin pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.
Të njëjtat burime konfirmojnë se aksioni po vijon në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për më shumë se 100 efektivë që kanë nisur kontrollet që nga ora 5 e mëngjesit në këto zona.
Po kontrollohen disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal. Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku u shoqëruan disa persona.
Kujtojmë se aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë një person ndërsa u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjas.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë