Forca e një bebe që lindi vetëm një kilogram
Ardhja në jetë e një fëmije, është lajmi më i bukur në jetën e çdo familjeje.
Edhe pse përgjatë 2020 në këtë maternitet do të lindnin më shumë djem se vajza, ajo çfare ra në sy është forca e adhurueshme e një vajze që lindi vetëm një kilogram në javën e 27 të shtatzënisë, qëndroi 2 muaj në in-tubim dhe sot është në krahët më të ngrohtë, ata të prindërve të saj.
Mrekullia quhet Amel dhe emri i saj do të thotë shpresë.
Vajzë apo djalë? Ky është i pari trill i shtatzënisë, deri në momentin kur prindërit mësojnë gjininë e fëmijës. Ndonëse barazia gjinore është vlerë themelore kulturore, shqiptarët në breza njihen për tendencën e tyre për të pasur djem, e kjo sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e parë.
Me kalimin e kohës tek të rinjtë duket se kjo po ndryshon. Këtë herë Ledjoni ju lut Zotit për një vajzë.
[
cite_header=Kur morëm vesh që isha shtatzënë u lumturuam shumë. Pas tre muajsh bëra ekon për të parë gjininë e vajzës dhe babi e donte vajzë. E adhuronte një vajzë ndërsa mami s`e kishte problem.
cite_author=Bora Kuniqi
cite_description=Mami i Amelit
]
“Tani arsyeja pse vajzë është se ne në familjen tonë jemi tre vëllezër. Dy vëllezërit i kam të martuar, njëri ka dy fëmijë, njëri një dhe i kanë çuna të tre. Zoti i madh ma kishte lënë mua gocën dhe kisha dëshirë që ta bëja familjen me një mbesë domethënë, me një vajzë. Dhe Zoti i madh ma plotësoi këtë dëshirë, të kisha një vajzë ta kem edhe motër se s`kam,” – tregoi Ledjon Verteniku, babai i Amelit.
Momentet e zbulimit të gjinisë së bebit mbartin gjithmonë emocione. Për shkak të pandemisë këtë herë babi Ledioni nuk do të ishte prezent për t`i thënë që dëshira i ishte përmbushur Bora do t`i bënte atij një lojë.
“Në momentin që u futa të bëja ekon më tha vajzë, u gëzova shumë dhe po prisja momentin që do dilja jashtë t`i jepja lajmin babit, sepse duke qenë se ishte situata e COVID nuk e lanë të futej brenda. Dola jashtë dhe i thashë, e ke çun. Çun tha? Epo mirë tha, të jetë me jetë ishalla. E ke gocë, gocë i thashë, gëzohu dhe filloi duke qarë, e qante, qante, se ju plotësua dëshira,” – tha Bora, mami i Amelit.
Pas zbulimit të gjinisë vendin e mendimeve djalë apo vajzë e zunë emrat. Amel, apo Emel, t`i themi njëherë gjyshërve, tezes, xhaxhait, dhe në fund zgjedhim më të bukurin.
Bora dhe Ledi nuk pritën gjatë, ata ja vendosën emrin vogëlushes që në bark, sapo mësuan që prisnin një vajzë.
“Pashë emrin Amel, kur e lexova për herë të parë më pëlqeu shumë. Ja thashë bashkëshortit, po e kaluam domethënë, shumë i bukur tha, shumë i ëmbël. Një ditë tjetër duke parë bashkëshorti emrat, Bora tha, emri Amel tha është shumë i bukur. Amel do ja vëmë. Pastaj unë ju futa kërkimeve të mia, Amel në shqip thuhej e ëmbël, ndërsa në arabisht do të thoshte shpresë,” – sqaroi Bora.
Teksa i gëzoheshin pritjes së ëmbël, e cila shoqërohej me kujdesin e shtuar ndaj pandemisë së COVID -19, për shkak të disa problemeve me shëndetin Bora do të lindte tre muaj përpara kohe dhe bebi Amel vetëm një kilogram do të luftonte për jetën dy muaj në intubim. Ajo jo vetëm luftoi, por edhe ja doli.
[
cite_header=Pothuajse dy muaj Ameli ka ndenjur e intubuar që do të thotë Amelit nuk i funksiononin mushkrit dhe nuk mund të merrte frymë vetë. Ata bënin prova duke ja hequr tubat. Ameli rezistonte një ditë dhe lodhej sepse ishte shumë e vogël. Por dua të theksoj se mjekët kanë ndenjur gjithmonë mbi Amelin dhe janë të mrekullueshëm. Është një staf që bën një punë të devotshme e janë shumë të përkushtuar ndaj fëmijëve e them sinqerisht. Me ne kanë qenë shumë afër duke na ndihmuar e këshilluar. Unë nuk doja të qaja kur shikoja Amelin por ndonjëherë kur qaja dhe ato qanin me mua bashkë
cite_author=Bora Kuniqi
cite_description=Mami i Amelit
]
Mimoza Keqi, kryeinfermiere e terapisë intensive të neonatologjisë tha se historia e Amel është një histori suksesi, ku meritën më të madhe e ka vetë ajo.
[
cite_header=Ameli për të gjithë kolektivin ishte një histori suksesi e vërtetë. Ja dolëm mbanë. Ameli sot gëzon një shëndet shumë të mirë dhe ne mbajmë kontaktet akoma me mamin. Jemi shumë të lumtur. Jemi nëna vetë në radhë të parë pastaj punonjëse të shëndetësisë. Emocionin e kemi shumë të fortë gati si prindërit e tyre.
cite_author=Mimoza Keqi
cite_description=Kryeinfermiere e terapisë intensive të neonatologjisë, SUOGJ Mbretëresha Geraldinë
Edhe pse doli nga spitali një muaj pas lindjes, dhe vajza për shkak të gjendjes qëndroi edhe dy muaj në reanimacion, Bora sërish e ushqeu vajzën me gji, duke e çuar qumështin e saj çdo dy orë në spital. Takimet me vajzën ishin momentet më të bukura të çiftit.
Momenti më i bukur kishte mbërritur. Ditën kur mjekët kishin parashikuar lindjen e saj, Ameli doli nga spitali për t`iu bashkuar prindërve të saj.
“Ameli ishte parashikuar të lindte në datë 24 nëntor të vitit 2020 por lindi më 31 gusht. Një datë komplet e paparashikuar nga ne, ishte shumë shpejt, por data që ka dalë Ameli nga spitali ka qenë 24 nëntor. Ishte një rastësi. Zoti kishte parashikuar që ne ta merrnim atë fiks në ditën kur ajo ishte parashikuar për të lindur,” – tregoi Bora.
Mjekja neonatologe Genta Koroveshi thotë se vajza gëzon shëndet të plotë. Ajo tregon edhe momentin kur Amelin e bënë gati për t`ia dhënë prindërve, por ata u prekën nga COVID-19 dhe vajza vazhdoi të qëndroi në repartin e tyre.
Për drejtoreshën e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, çelësi i suksesit është bashkëpunimi, por këtë herë sipas saj ajo që i ka bërë krenar është Amel.
“Kemi të bëjmë me një lindje 27 javëshe, e cila ka lindur 1000 gramë dhe ka mbijetuar .Duhet të themi që lindja 27 javëshe është një lindje e vështirë, për një mjek neonat. Sepse incidenca e vdekshmërisë foshnjore te prematurët është e lartë. Bashkëpunimi i mirë ndërmjet obstetërve dhe neonatit është çelësi i suksesit. Pra lindja e mirë nga mjekët obstetër-gjinekolog dhe reanimimi në kohën e duhur nga mjekët reanimator noonatal. Jam shumë krenare për faktin që ky fëmijë mbijetoi. Janë shumë faktorë që çojnë në këtë gjë. Sigurisht puna e mirë e mjekëve, e institucionit por edhe forca e vetë fëmijës, e cila në këtë rast duhet të themi që ka qenë një luftëtare që na ka bërë shumë krenarë dhe për punën tonë. Duhet të kemi parasysh që ne kemi pasur rezultate shumë të mira, duke ulur vdekshmërinë foshnjore për vitin 2020,” – tregoi Eliona Demaliaj, drejtore e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.
Lindja e një fëmije sjell ndryshime në jetën e çiftit, por kur është fjala për një fëmijë, ndryshimet janë gjithmonë të mirëpritura.
“Për babin ka ndryshuar 100% jeta. Është një mrekulli e vërtetë që të bëhesh me beb, nuk e di si ta përshkruaj por është një mrekulli e vërtetë të kesh një fëmijë, të kesh një familje, është gjëja më e bukur,” – u shpreh Ledjon Verteniku.
Për familjen e Amel, këto festa janë ndryshe, sfidat i kanë hedhur pas dhe presin që viti 2021 t`i gëzoj me hapat e parë dhe belbëzimet e vajzës, e cila jo vetëm me emrin, por edhe forcën e saj na dha një mesazh.
Kapuni fort pas jetës, ja vlen të luftosh, jeta është e bukur.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta