Mustafaj shpjegon se si funksionon Gjykata Kushtetuese, formimi i saj një hap pozitiv

24 Dhjetor 2020 | 11:16

Dardan Mustafaj, ish-këshilltar i Gjykatës Kushtetuese, tha se plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, si një institucion kyç për ruajtjen e balancave të pushtetit në Shqipëri, është një hap shumë pozitiv.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se duke pasur parasysh se me dy anëtarët e fundit kemi të bëjmë me pjesëtar që vijnë nga bota e praktikës ligjore si z. Binaj dhe z. Kalo ekziston shumë mundësia që të ketë një konflikt interesi.

Pra, për një çështje specifike ku mund të ketë konflikt interesi, gjykatësi mund të japë dorëheqjen dhe të rrëzohet funksionaliteti i Gjykatës.

“Ligji themelor i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë. Nevojitet një kuorum prej 6 anëtarësh që duhet të marrin pjesë në gjykim në mënyrë që Gjykata të mund të marrë një vendim,” – sqaroi Mustafaj teksa theksoi se vendimi merret gjithnjë me një shumicë prej 5 votash.

Sipas tij këtu hasim me një problem për të gjithë ata që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe faktit që ajo është pjesërisht funksionale pasi është më e lehtë të bindësh 5 nga 9 anëtarë sesa 5 nga 6.

Ndër të tjera Mustafaj sqaroi se procesi i Gjykatës Kushtetuese funksionon me dy hapa.

“Hapi i parë është hapi i kontrollit paraprak që bëhet në Kolegj dhe Kolegji përbëhet nga 3 gjyqtar të cilët do të shqyrtojnë nëse çështja është e tillë që mertiton të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese dhe aty vendimi merret unanimisht nga 3 anëtarët ose 3 pro ose 3 kundër,” – tha ai teksa shtoi se nëse një nga këta anëtarë nuk është dakord çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve (pra gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese) dhe aty merret vendimi nëse çështja kalon ose jo.

Ndërkohë ai solli në vëmendje një rast të tillë i cili ka ndodhur kur Partia Socialiste bëri kërkesën kundër marrëveshjes për ndarjen e detit.

Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse çështjet e ‘nxehta’, siç mund të jetë ajo e zgjedhjeve të 30 qershorit apo shembja e Teatrit Kombëtar, të marrin zgjidhje nga Gjykata me 6 anëtar, Mustafaj pohoi me bindje.

 

Lexoni gjithashtu: 

Betohet në Presidencë anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Meta: Gjykata Kushtetuese duhet të ketë rol më thelbësor në të ardhmen, mazhoranca përpjekje kriminale për ta uzurpuar

Funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese, Aurela Anastasi: Janë 25 çështje me impakt politik që presin vendim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026