Formimi i institucioneve, Kurti: Qeveria do të ketë emra të vjetër dhe të rinj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se po përgatiten që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës e të formohet Qeveria e re. Kurti theksoi se duhet sa më shpejt të votohet buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare. Ai tha që buxheti duhet të përmbyllet në muajin shkurt.
“Ne po përgatitemi që sa më shpejt ta konstituojmë Kuvendin e sa më shpejt ta formojmë Qeverinë, sepse, siç e dini i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi edhe Panin e Rritjes me Bashkimin Evropian që është 882, 6 milion euro, e që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Republikës, pa harruar atë që më së shumti e kemi përgjegjësi e obligim, por do të thosha edhe preferencë e ky është buxheti për vitin 2026.
Ju e dini që më 1 të 12 Qeveria mund të vazhdojë vetëm edhe në muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdojmë kështu, në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur buxhetin e vitit 2026”, tha ai.
Ai paralajmëroi se kabineti i ri qeveritar do të ketë emra që ishin propozuar më pare por edhe emra të rinj.
“Do të ketë shumë prej emrave të cilët tashmë i kam prezantuar edhe unë edhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identik, do të ketë edhe emra të tjerë”, tha ai.
I pyetur për postin e presidentit të shtetit, tha se njëherë duhet t’i përmbyllin këto tre hapa e pastaj do të ecin në hapin e katërt.
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 15:53 Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 15:48 Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente
- 15:44 Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
- 15:39 Presidenti turk përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë
- 15:36 Biologu zbulon një specie të re kërmilli deti, i vendos emrin Vozinha në nder të portierit të Kepit të Gjelbër
- 15:23 Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri