Formula 1 zbarkon në Monako
Diferenca mes 7 të dhjetave në Imola e ka bërë sezonin më interesant se asnjëherë më parë në Formula 1. Euronews Albania do të jetë këtë fundjavë në Monaco për garën e 8’të dhe në vijim do t’ju tregojmë për 5 elementë të saj.
- Betejë e ngjeshur në krye
Start i sezonit nga Red Bull është harruar tashmë. Problemet teknike në Australi, humbja në Miami dhe sulmi frontal në Imola tregojnë se Ferrari më herët dhe McLaren më pas po ia vështirësojnë jetën Max Verstappen në circuit.

- Leclerc garon në shtëpi
Vend i 3’të ktheu Ferrarin në podiumin e shtëpisë por Leclerc nuk ishte i kënaqur maksimalisht. Mirëpo në Monaco ai pret mbështetjen e tifozërisë së tij në kërkim të fitores së 1’rë në rrugët e një qyteti që ai e njeh mirë.
- Sargeant rrezikon të humbasë vendin
Merkato e pilotëve është në një fazë të nxehtë dhe nëse Alex Albon siguroi të ardhmen pas rinovimit. Një tjetër pilot është në derën e Williams dhe James Vowles konfirmoi se Logan Sargeant mund të largohet nëse nuk përmirësohet.

- Eshtë Monako
Mjafton kaq të kuptosh se po flasim për një nga eventet më të rëndësishëm në botën e sportit. Cdo vit është një histori më vete që fillon nga sesioni i 1’rë i provave të lira dhe mbaron vetëm pas garës.
- Ndikimi i motit
Monaco Grand Prix shpesh shihet si një kombinim i qiellit blu dhe ujërave të kristalta por jo në pak gara, moti ka luajtur një rol të rëndësishëm. Një gjë e tillë pritet edhe këtë fundjavë pasi dihet se në Monako në shi është një sfidë më vete për pilotët dhe makinat.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë