Forumi i Bledit në Slloveni, Rama dhe Kurti do të marrin pjesë më 28 dhe 29 gusht

20 Gusht 2023 | 13:27

Më 28 dhe 29 gusht do të mbahet në Slloveni konferenca ndërkombëtare e Forumit strategjik të Bledit, e cila është konferenca në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Në këtë konferencë dyditore do të marrë pjesë nga Shqipëria kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova do të jetë kryeministri Albin Kurti.

Pjesëmarrja e të dy kryeministrave në këtë forum do të jetë edhe përballja e parë mes Ramës dhe Kurtit pas debateve në distancë gjatë muajve të fundit, që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverisë më 14 qershor në Gjakovë.

Nga rajoni, do të marrë pjesë po ashtu kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe i dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel

Konferenca është një mbledhje e pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamje dhe ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026