FOTO/ 100 euro për një patentë false greke, përgjime nga grupi i falsifikatorëve

21 Dhjetor 2022 | 11:12

Euronews Albania ka siguruar pjesë nga përgjimet mes 3 të arrestuarve në Tiranë për falsifikim dokumentesh.

Në prangat e policisë ranë Gëzim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega të cilët u kapën duke falsifikuar dokumente kundrejt fitimit.

Në dosjen hetimore rezultojnë përgjimet e Artur Bramos me një bashkëpunëtor për faksifikimin dokumentesh si patentë dhe kartë identiteti greke.

Bramo shprehet gjatë bisedave se klientit i ka thënë që një pantentë e falsifikuar kushton 100 euro dhe mund të realizohet brenda 3 ditësh. Karta e identitetit mund të realizohet për 80 euro.

Ndërsa për një pasaportë të falsifikuar bashkëpunëtori i tij shprehet se nuk i jep shumë siguri për realizimin e saj.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026