FOTO| Dhunohet barbarisht e moshuara në Divjakë, hajdutët i grabisin banesën

9 Tetor 2023 | 15:19

Erion Braçe ka publikuar një foto të një zonje të moshuar e cila është dhunuar në shtëpinë e saj në Divjakë tre ditë më parë.

Disa hajdutë kanë hyrë në banesë për të vjedhur dhe e kanë rrahur barbarisht, ndërsa 82-vjeçarja iu ka rezistuar e vetme.

Policia në Divjakë, siç bëri me dije dhe Braçe, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme për të arrestuar dhunuesit. Mbrëmjen e së dielës, autorët janë vënë në pranga dhe janë gjetur  të gjitha materialet e vjedhura.

Ndërsa falënderoi policinë, Braçe bëri me dije se grabitësit janë nga i njëjti fshat, pra fqinj. Ata e njohin nënë Kalemen, e dinin që ajo jeton e vetme dhe sidoqoftë e dhunuan për ta lënë në gjendje të mjerueshme.

“Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë,” – shkroi Braçe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026