FOTO/ Familjarët e gjetën të pajetë në kanal, detaje nga vrasja në Fushë-Krujë
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. Gazetarja Kloida Gjuzi raporton se i riu banonte i vetëm.
Kanë qenë familjarët ata që kanë ngjetur trupin e pajetë të 34-vjeçarit mëngjesin e sotëm, në një kanal në anë të rrugës, teksa ishin duke shkuar në punë.
Familjarët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Nga ekzaminimet që janë bërë, rezulton se i riu nga të shtënat me armë ka pasur plagë në këmbë dhe kokë.
Familjarët janë shprehur në polici se djali i tyre nuk kishte asnjë konflikt.
Deri më tani nuk është shoqëruar asnjë person për ngjarjen.
Emri i Indrit Ndojit është i njohur për policinë.
34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo” dhe “Ford” 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama për protestën në Zvërnec: Revolucionarët të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makina dhe mbeturina
Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 08:19 Rama për protestën në Zvërnec: Revolucionarët të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makina dhe mbeturina
- 07:57 Pas refuzimit të Putinit për bisedime paqeje, Ukraina sulmon sërish Shën Petersburgun
- 07:44 Të shtëna me armë në një festival në SHBA, 12 persona të plagosur! Autorët në arrati
- 07:23 Nis votimi në Kosovë, kreu i KQZ-së hedh votën i pari. Bën thirrje për pjesëmarrje masive
- 07:15 Mbi 100 prokurorë në terren për të mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë
- 07:05 Kosova në zgjedhje, KQZ publikon shifrat: Mbi 2 milionë votues dhe 2,550 vendvotime