FOTO/ Forcat ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”, Yuri Kim: Krah për krah si aleatë sot dhe nesër

29 Maj 2020 | 08:09

Është nënshkruar sot kontrata e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.

në një ceremoni të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës kontrata u nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim

“Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt”, shkroi në Facebook ministrja Xhaçka.

Ndërkohë, për ambasadoren Kim, ky program, që nuk është një dhurim, por një bashkëpunim dypalësh, përfaqëson shkëlqyeshëm dy aleatë që punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta të sigurisë.

“Siç e dini, ky nuk është vetëm një dhurim i pajisjeve amerikane të mbrojtjes. Ky është një program i financuar bashkërisht, ku si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Shqipëria ndajnë përgjegjësinë financiare për të mbrojtur Aleancën… Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë “krah për krah” sot, do të qëndrojmë “krah për krah” nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas”, shkroi ambasadorja në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026