FOTO| Golfi i zi pa targa me të cilin u larguan ekzekutorët e Gentjan Bejtjas

20 Mars 2024 | 11:59

Policia arrestoi sot dy prej personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë disa ditë më parë.

Në pranga janë vënë shtetasit Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari. Policia bëri me dije se ekzekutorët e Gentian Bejtjas, pasi dogjën makinën e krimit, dyshohet se u larguan nga Fushë Kruja me një mjet Golf të zi pa targa në pjesën e pasme.

Euronews Albania ka siguruar foton e mjetit me të cilin autorët u larguan pas krimit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Automjeti është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe çoi në arrestimin e dy personave. Një prej tyre edhe pronari i makinës, Edison Haxhiu, i cili dyshohet se u ka vënë autorëve mjetin në dispozicion për t’u larguar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026