FOTO/ Grabitja në Muzeun e Luvrit, bizhuteritë që vodhën autorët në 7 minuta
Një grabitje spektakolare u regjistrua këtë të dielë në Muzeun e Luvrit, në zemër të Parisit ku autorët vodhën brenda shtatë minutash bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie.
Autorët e krimit dyshohet se ishin katër. Dy prej tyre ishin të veshur me jelekë të verdhë dhe hiqeshin si punëtorë. Ministria Franceze e Kulturës ka publikuar një listë të bizhuterive të vjedhura nga hajdutët në shtatë minuta. Ato janë si më poshtë:
- Diadema nga seti i bizhuterive të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense
2. Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:
3. Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense:
4. Gjerdani me smerald nga seti i bizhuterive të Perandoreshës Maria Louise:
5. Një palë vathë me ngjyrë smeraldi nga seti i bizhuterive të Maria Louise:
6. Broshë e njohur si broshë relikere
7. Tiara e Perandoreshës Eugenia
8. Broshë me hark e Perandoreshës Eugenia
Kjo broshë e veçantë me hark ka 2,634 diamante dhe u ble nga Muzeu i Luvrit për 6.72 milionë euro. Përpara blerjes së saj në vitin 2008, ajo ishte në një koleksion privat në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nunez, autorët e krimit kishin një plan shumë të mirëorganizuar, të cilin e ekzekutuan vetëm në 7 minuta.
Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)





