Foto| Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë
Izraeli ka konfirmuar lirimin e 39 të burgosurve palestinezë, të cilët u liruan në këmbim të 14 pengjeve izraelitë dhe katër shtetasve të huaj të mbajtur nga Hamasi.
Sipas BBC, Hamasi dëshiron një zgjatje të pauzës aktuale në luftimet në Gaza, një veprim që mund të rrisë numrin e pengjeve që lirohen.
Sipas marrëveshjes aktuale, dita e fundit e armëpushimit është e hëna.
Në një deklaratë, Hamasi thotë se “po kërkon të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të katër ditëve përmes përpjekjeve serioze për të rritur numrin e pengjeve të liruar siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit humanitar”.
Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat që po zhvillohen në Katar i ka thënë gjithashtu BBC-së se Hamasi ka informuar ndërmjetësuesit se është i gatshëm të zgjasë pauzën me dy deri në katër ditë dhe se një zgjatje mund të sjellë lirimin e 20 deri në 40 të burgosurve izraelitë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)


