FOTO/ Kush është personi i shpallur në kërkim si ekzekutori i Edmond Papës
Euronews ka mësuar identitetin e personit i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Mësohet se ekzekutori i biznesmenit, është Andrew Bode, 44 vjeç, i lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
Bode është shpallur në kërkim nga policia e shtetit, pas zbardhjet së vrasjes ditën e djeshme, ku u arrestua dhe Albano Velo, si një nga organizatorët.
Albano Velo, 30 vjeç akuzohet si vëzhgues dhe organizatori i ngjarjes së rëndë.
Ai rezulton shok i Aleksandër Sadikajt, që u vra me eksploziv të telekomanduar 7 muaj më parë.
Edmond Papa u vra me armë zjarri pasditen e 16 dhjetorit në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet V. Sh.
Mësohet se viktima ka qenë i dënuar më parë në Greqi për drogë, por ende asgjë nuk është konfirmuar nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta