FOTO| Kush është shqiptari që vrau shokun në Greqi, pazaret e drogës “mollë sherri”

15 Korrik 2023 | 17:25

Personi që shihni në foton e mësipërme është Leonard Refik Kurti, 45-vjeçari nga Elbasani, i cili ekzekutoi me tre plumba mikun e tij 50-vjeçar nga Shqipëria, në pikën e një karburanti në qytetin e Selanikut.

Viktima i identifikuar si Shpëtim Bajrami, dyshohet se kishte konflikte me mikun e tij për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë dhe kishte veëm një ditë që ishte kthyer, përpaa ekzekutimit nga Leonard Refik Kurti.

Autori dhe viktima kanë qenë ulur së bashku në të njëjtën kafene përpara ngjarjes ku kanë debatuar me njëri tjetrin.

Pas largimit nga kafeneja ata kanë shkuar në një pikë karburanti ku kanë vijuar debatin. Siç shihet dhe nga pamjet, autori qëndron në makinë teksa vijon debati me viktimën i cili ndodhet jashtë. Në një moment 50-vjeçari tenton ta qëllojë me grusht nga jashtë makinës, por kundërpërgjigjja me armë bën që ai të ndërrojë jetë në vend.

“Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ndaj meje kanë ndodhur dy incidente të dhunshme nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, deklaroi pas dorëzimit në polici ditën e djeshme autori.

Autori

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026