FOTO/ Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës pranë Vorës

30 Prill 2026 | 14:00

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj, në afërsi të Vorës. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe shkaqet mbeten të panjohura.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MZSH Vorë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Po ashtu, policia ndodhet në zonë dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026