FOTO| Masivi shkëmbor ra mbi banesë dhe i zuri këmbët, 25-vjeçari ishte duke fjetur

22 Janar 2024 | 09:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Çarçovë të Përmetit, ku një masiv shkëmbor ka rënë mbi ambientet e një banese.

Masivi shkëmbor ka zënë gjymtyrët e poshtme të shtetasit Dhimitër Vangjeli, i cili ishte duke fjetur në krevatin e tij në këtë banesë.

Policia dhe ekipet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e 25-vjeçarit, i cili ka mbetur i bllokuar.

Ai u transportua në spitalin e Përmetit me disa afraktura në këmbë, ndërkohë që pritet të dërgohet në spitalin e Janinës, për trajtim më të specializuar.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026