FOTO| Përfshihen nga flakët tre banesa, dëme të shumta materiale
Tre banesa në fshatin Pendavinj të Maliqit janë përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure.
Banesat janë në pronësi të tre personave të ndryshëm dhe ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Euroneës Albania dëmet materiale janë të shumta.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërkohë që vijon puna e grupit hetimor për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit.
Maliq/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Pendavinj, Maliq, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë




