FOTO | Protesta e opozitës, FNSH në ambientet e jashtme të Parlamentit

13 Shkurt 2023 | 15:12

Teksa na ndajnë rreth dy orë nga nisja e protestës së opozitës, disa furgona të FNSH-së janë vendosur në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Gjithashtu, në këto ambiente është vendosur edhe një depozitë me ujë.

Ashtu siç është paralajmëruar nga kryedemokrati Sali Berisha, protesta e radhës do të mbahet në orën 17:00, para godinës së Parlamentit.

Ende nuk dihet skenari i kësaj proteste, teksa krahas saj do të zhvillohet edhe seanca plenare.

Kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur po nga Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026