FOTO| Theri me thikë 3 persona për rrogën, flasin banorët e lagjes në Laprakë

4 Prill 2023 | 17:05

Autori i plagosjes së trefishtë për rrogën mbrëmjen e së hënës në kryeqytet është vetëdorëzuar në polici pas 16 orësh në arrati.

Altin Mergjyshi para oficerëve të policisë gjyqësore ka deklaruar se shkak i plagosjes së tre anëtarëve të familjes ka qenë largimi i tij nga puna pa asnjë arsye si dhe ka pretenduar se ka qenë një detyrim financiar që nuk i është shlyer ende.

47-vjeçari mësohet se ka qenë i punësuar në fabrikën e shtetasit italian Massimo Sorvillo.

Mergjyshi vazhdimisht i ka kërkuar punëdhënësit të tij pagesat për të shlyer detyrimin financiar ndaj tij, por Sorvillo nuk i është përgjigjur.

Një banor i zonës u shpreh se palët kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

“Janë banorë të lagjes, jam i vjetër në Laprakë. I njoh të dyja palët. Nuk kisha dijeni për konfliktin që kanë pasur. Nuk kam qenë i pranishëm kur ndodhi ngjarja. Ata shkonin shumë mirë bashkë, por nuk e di se si ka ndodhur ngjarja. Na ka ardhur shumë keq.  Pronari ishte italian,” – tha ai.

Lokali në të cilin ndodhi ngjarja është me qira nga shtetasi italian. Biseda mes dy palëve ka nisur me tone të larta më pas ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Viktor Rrapollari, vajza e tij dhe bashkëshortin i saj italian mbetën të plagosur. 40-vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit ndërsa dy të tjerët vijojnë të marrin shërbim mjekësorë pranë bluzave të bardha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026