Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt, GJKKO kritika SPAK dhe BKH

4 Prill 2023 | 10:26

Gjykata e Posaçme i drejtohet kreut të SPAK Altin Dumanit dhe asaj të BKH-së Aida Hajnaj, për mosekzekutimin e urdhrit të saj, nga një agjent i BKH-së, i cili ishte urdhëruar të sillte dy dëshmitarë në GJKKO për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt.

Sipas togave të zeza, agjenti Saimir Çuka, nuk është paraqitur vetë në Elbasan, në adresat përkatëse ku jetojnë dëshmitarët, por ia ka kërkuar këtë drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Gjyqtarja kryesuese Etleva Deda kërkoi sqarim nga prokurori Behar Dibra, në lidhje me mos zbatimin e urdhrit të gjykatës, ndërsa ky i fundit, argumentoi se agjentët e BKH-së në disa raste e kanë të pamundur të veprojnë për shkak të mungesës së shërbimeve mbështetëse.

Gjykata njoftoi vënien në dijeni të titullarëve të institucioneve në lidhje me këtë procedurë.

Në këto kushte Gjykata ka vijuar me provat shkresore.

Në proces, përveç dëshmitarëve, njëri prej të cilëve (Endri Karaj), në bazë të sistemit TIMS rezulton jashtë vendit, munguan edhe të pandehurit Xhuliano Hoxha e Euglent Halili, të cilët u përfaqësuan nga avokatët. Pak ditë më parë, në të njëjtin proces, Erion Alibej deklaroi para gjykatës se do të jepte sqarime në një moment të dytë në lidhje me dy vrasjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026