FOTO| Zbulohet arma stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari në Ali Dem

3 Qershor 2025 | 22:29

Policia ka arritur të gjejë në rrugën “Riza Çuka” Laprakë armën tip stilolaps me të cilën 21-vjeçari Aldi Neziri plagosi kolegun e tij 15-vjeçar dy ditë më parë (01.06.2025).

Ngjarja ka ndodhur në një piceri në zonën e Ali Demit në Tiranë ku Neziri punonte si motorist, ndërsa 15-vjeçari punonte i pasiguruar si kamarier.

Uniformat blu kanë arrestuar Aldi Nezirin i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Ndërsa vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani.

Për këtë konflikt policia arrestoi 3 punonjësit e picerisë, Ferit BashaAndi Hyka dhe Keivin Bala pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati...
17:47 | 23/07/2026

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026