“Ndoqi familjen e prokurores”, gazetari: Haxhiu më i rrezikshmi në 10 vitet e fundit

2 Tetor 2023 | 21:30

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se dështimi i atentateve të pretenduara ndaj dy prokuroreve, asaj të Lushnjë dhe të SPAK ka ardhur në radhë për shkak ë mungesës së guximit të tyre për ta finalizuar këtë plan.

Sipas tij, në frenimin e këtij plani ka ndikuar edhe arrestimi i Laert Haxhiut në Janinë, që siç tha është një nga njerëzit më të rrezikshëm në 10 vitet e fundit në Shqipëri.

“Doloreza Musabelliu ka qenë shumë e guximshme në dosjen e Laert Haxhiut, pasi ka kërkuar dënimin maksimal për 2 miqtë e Haxhiut. Diçka i ka frenuar, ndoshta edhe fakti që ai u arrestua në Janinë, që i ka çliruar edhe anëtarët e bandës të flasin. Nëse ai do ishte jashtë nuk do kishim të penduar. Ai ka dhënë detaje të ndjekjes së bashkëshortit, të vajzës, kanë studiuar rutinën dhe momentet ekzakte kur donin  të finalizonin ekzekutimin. Laert Haxhiu është një nga njerëzit më të rrezikshëm që ka pasur Shqipëria në 10 vitet e fundit”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026