FOTOT/ Me tel të mprehtë, si tentuan Dan Hutra dhe 3 të tjerët të prisnin kangjëllat

4 Janar 2024 | 18:51

Të tjera detaje kanë dalë mbi planin e arratisjes nga burgu të Dan Hutrës, i njihur si vrasësi i grave dhe 3 të burgosurve të tjerë.

Euroneës Albania ka siguruar pamjet e kangjëllave që po priteshin gradualisht, përmes një teli të mprehtë.

Po ashtu, mësohet se ata kishin fshehur në qeli mjete për arratisje, si çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse.

Siç thamë edhe më lart, së bashku me Dan Hutrën, ditën e sotme nga burgu i Fierit tentuan të arratisen dhe tre të burgosur të tjerë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për Martin Kapllani, i akuzuar  për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

Geraldo Veizaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

Feti Kovaçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

“Sot, në burgun e Fierit, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).

Ky plan ishte organizuar së bashku me tre të paraburgosurit e mësipërm.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026