Frakturat nga rrëzimet/ Akulli në rrugë shton rastet me thyerje në Pogradec e Korçë
“Ulja e temperaturave në juglindje të vendit deri në -13 gradë celsius ka bërë që në Korçë e Pogradec, rrugicat e këtyre qyteteve të kenë prezencë akulli.
Si për pasojë, vetëm në 72 orët e fundit janë plot 38 raste që janë paraqitur në dy spitalet përkatëse si pasojë e rrëzimit në rrugë, ndërkohë që tre prej tyre kanë qenë me dëmtime më serioze duke u dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.”
Vetëm në qytetin e Pogradecit janë 25 raste të rrëzimit në rrugë për shkak të prezencës së akullit, ku një prej tyre me dëmtime serioze.
“Deri tani janë rreth 25 të sëmurë të traumatizuar, prej tyre rreth 15 kane pasur fraktura në kyçe dhe në pjesën e kockave të mëposhtme. Karakteristike janë të moshës mesatare dhe të rritur, ka e mosha të thyera që janë mbi 80 vjeç, janë 3-4 raste të tilla. Vetëm një rast ka patur thyerje të kofshës e cila ishte shoqëruar me daljen e kockës, për të cilën u dha ndihma e parë dhe u drejtua në Trauma në Tiranë.”-tha Vasfi Topçiu, ortoped.
Sipas mjekut ortoped Vasfi Topçiu, moshat e treta duhet të kenë më tepër kujdes në të tilla raste.
“Moshat mbi 50-60-70, duhet të kenë shumë kujdes. Një mikrotraume sado e vogël të jetë shoqërohet me shembje, dëmtime kockore sepse kockat e tyre janë të brishta, kanë predispozicion të ndodhë dëmtimi i kockave”-shtoi ai
Edhe në qytetin e Korçës janë 13 raste që janë paraqitur pranë spitalit rajonal ndërkohë që dy prej tyre janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë