Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 127 vite burg 5 nga të akuzuarit

24 Janar 2024 | 15:59

GJKKO ka dënuar me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije Ernest Shyti, që tashmë është bashkëpunëtor i drejtësisë është dënuar me 7 vite burg, dënim të cilin do e kryejë në burg të sigurisë së lartë.

Skëndër Vatni është dënuar me 30 vite burg, dënim të cilin do e kryejë në burg të sigurisë së lartë.

Bujar Leza, është dënuar me 30 vite burg, dënim të cilin do e kryejë në burg të sigurisë së lartë.

Xhuljano Visha, është dënuar me 30 vite burg, dënim të cilin do e kryejë në burg të sigurisë së lartë.

Leonard Xhixha është dënuar me 30 vite burg, dënim të cilin do e kryejë në burg të sigurisë së lartë.

Ndërsa Jemin Shera, nuk ishte i pranishëm në seancë por çështja e tij po gjykohet veçmas.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin, autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës.

Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026