Franca bllokon eksportin e pikturës së humbur italiane me vlerë 24 milion euro
Franca ka bllokuar eksportin e një pikture nga artisti i epokës së Rilindjes Cimabue, pasi ishte blerë në një ankand për 24 milion euro.
Vepra e artit, e humbur prej shumë vitesh, u gjet e varur në kuzhinën e një gruaje të moshuar franceze. Ajo më pas u ble nga një çift koleksionuesish nga Kili në fund të tetorit, 4-fish më shumë se çmimi i ankandit.
Por, të hënën, Ministria e Kulturës në Francë deklaroi se kishte refuzuar certifikatën e eksportit për veprën e artit, të titulluar “Tallja e Krishtit”.
Ministri i Kulturës Franck Riester deklaroi se kishin vendosur të ndalonin eksportin pasi piktura – 1 nga 10 veprat e artistit që i ka mbijetuar kohës – do të qëndrojë në koleksionin kombëtar të Francës.
Shteti ka një afat prej dy vitesh për të bërë një ofertë për të blerë pikturën.
Për më tepër, u zbulua se gruaja e moshuar që kishte pikturën ndërroi jetë shumë pak pas ankandit, çka do të thotë se trashëgimtarët e saj duhet të paguajnë rreth 9 milion euro taksë trashëgimie.
Piktura, me përmasa 20×26 centimetra, besohet se është pjesë e një diptiku, e përbërë nga 8 panele të vogla.
Cimabue, i lindur në Firence në vitin 1240, ishte një pionier i pikturës primitive italiane. Ai ka qenë i pari që përdori perspektivën si dhe solli një stil pikture më natyrale, duke thyer traditën mesjetare dhe bizantine.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë