Franca: Do ndihmojmë në dërgimin e ndihmave për spitalet në Gazë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i tij do të dërgojë një anije të marinës për të dërguar ndihmë në spitalet në Rripin e Gazës.
Anija do të niset nga porti ushtarak francez në Tulon, në Detin Mesdhe, brenda 48 orësh. Macron nuk dha detaje të tjera.
Gjithashtu, një avion francez do të shkojë në Egjipt të enjten për të dërguar pajisje mjekësore, të cilat më pas do të dërgohen me kamionë në Gazë.
“Do të ketë ndihma të tjera”, tha Macron, duke shtuar se Franca dëshiron që t’iu ofrojë civilëve në Gazë qasje në ilaçe dhe kujdes shëndetësor.
Macron i bëri këto komente në Egjipt të mërkurën. Një ditë më herët ai qëndroi në Izrael për të shfaqur mbështetjen e Francës për Izraelin pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Vizita përfshiu edhe ndalesën në Ramallah, në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku ai u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Macron në Egjipt tha se “nuk mund të ketë standarde të dyfishta, ligji ndërkombëtar vlen për të gjithë”.
“Të gjithë viktimat meritojnë dhembshurinë tonë, përkushtimin tonë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Në sulmet e koordinuara të grupit militant Hamas në jug të Izraelit, u vranë mbi 1.400 persona. Izraeli u kundërpërgjigj duke bombarduar pareshtur Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore, janë vrarë mbi 5.700 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur
“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev
Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë
- 18:39 Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur
- 18:36 “Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev
- 18:33 Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë
- 18:32 Hydration break po lumturon… Beckham, fitime të jashtëzkonshme për ish-futbollistin anglez
- 18:30 Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit
- 18:23 Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur