Si “të urryerit” nderuan Man Utd, Maguire shënon dhe Onana pret penalltinë

25 Tetor 2023 | 17:20

Fitorja ndaj Kopenhagenit vlen shumë në aspektin moral për djajtë e kuq, të cilët morën pikët e para në grupet e Champions League. Një përballje që miqtë nga Danimarka ishin shumë pranë barazimit, por falë portierit Onana rezultati mbeti i pandryshuar, me këtë të fundit që priti penalltinë në limite. Një fakt interesant është se kamerunasi së bashku me mbrojtësin Maguire që ishte dhe autori i golit, janë përballur me kritika të njëpasnjëshme nga tifozët e Manchester United.

Duket se një përballje e tillë do të kthejë sigurinë edhe tek ata vetë, teksa trajneri Ten Hag i ka thurur elozhe gardianit 27-vjeçar.

“Onana tregoi personalitet. Ai e di se nivelet e tij nuk përputheshin me aftësitë e tij më parë. Mund të bënte më mirë. Zhvilloi një paraqitje shumë të mirë të shtunën, gjithashtu dhe në Champions. Mos harroni atë pritje të shkëlqyer vetëm pas pjesës së parë të lojës pas atij kundërsulmi. Sigurisht, një nga aftësitë e tij është që ai të jetë një pritës shumë i mirë i penalltive”, deklaroi Ten Hag.

Manchester United e ka nisur jo mirë rrugëtimin në Champions këtë sezon, ndërsa gjendet në vendin e tretë, pas disfatave me Bayernin, Galatasarayn, teksa mposhti Kopenhagenin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Pjesëmarrësit kanë...
19:57 | 30/06/2026

Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pasdite në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh ka dalë nga...
19:49 | 30/06/2026

Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe disa të plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe...
19:43 | 30/06/2026