Këlliçi: Dëshmitë ndaj Berishës nga persona që kanë mbajtur arkivolin e Enver Hoxhës

25 Tetor 2023 | 17:26

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha për Euronews Albania se dëshmitë e mbledhura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha janë qesharake e të bëra nga njerëz që dikur kanë mbajtur arkmortin e Enver Hoxhës.

Ai tha se në rastin e ish-kryeministrit kushtetuta është shkelur me të dyja këmbët, ndërsa bëri thirrje qç organet e drejtësisë të respektojnë ligjin.

“Duke qenë se nuk kanë pasur kohë të kopsisin dosjen, duke qenë se kanë qenë të bindur se me atë hetim të përciptë. Me thashethemnaja, me dëshmitarë që çuditërisht nuk mbajnë mend se kush i ka korruptuar.

Janë dëshmitarë që kanë mbajtur dikur arkmortin e Enver Hoxhës, që dalin e thonë, “mua më ka sjellë njerëz Berisha për të më korruptuar për të më dhënë një apartament në këmbim të firmës sime për privatizim, por nuk e mbaj mend se kush ka ardhur” dhe me personazhe qesharakë të dënuar për trafik droge, këto janë dëshmi qesharake, të pabazuara në fakte.

Unë kërkoj që organet e drejtësisë të vendit tim, të jenë serioz pikë së pari me veten dhe të respektojnë ligjin. Në rastin e zotit Berisha, është shkelur me të dyja këmbët Kushtetuta”,-tha Këlliçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026