Partizani/ Bylykbashi: I thashë SPAK-ut, atë dosje do e firmosja sërish

24 Tetor 2023 | 22:58

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në “Now me Erla Mëhillin” se nëse raporti për çështjen e “Partizanti” do i vihej sërish përpara, ai sërish do ta firmoste, por me një ndryshim të vetëm, personi përgjegjës do duhet të shkonte për ndjekje penale, për shpërdorim detyre.

I pyetur nëse është ushtruar presion për këtë, Bylykbashi u përgjigj:

“E kam thënë edhe në SPAK nëse unë do e merrja sot atë raport do ta rifirmosja, ashtu me një ndryshim të vetëm, personi që u gjet përgjegjës, do shkonte në ndjekje penale, shpërdorim detyre. personin nuk dua ta përmend, se nuk është këtu.

Ishte drejtuesi i komandës së mbështetjes logjistike. Ajo që gjetëm ne aty ishte se ne konstatuam se kishin ndodhur ndër vite një seri aktesh. Fitimi i titullit të pronësisë, dalja që në kohën e qeverisë socialiste nga plani i përhapjes që përcakton se kush terrene i dihen në raste lufte”,-tha Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026