Franca kërkon vendosjen e çmimit minimal për fluturimet në Evropë

30 Gusht 2023 | 21:15

Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosjen e një çmimi minimal për fluturimet në Evropë, me synim që të luftohen ndryshimet klimatike.

Ministri i Transportit, Clement Beaune, tha në një intervistë për revistën javore L’Obs se ai do të dorëzojë këtë propozim te homologët e tij të Bashkimit Evropian në ditët në vijim.

“Biletat e avionit prej 10 eurosh nuk mund të ketë kur ne jemi në mes të trazicionit ekologjik. Kjo nuk është e mundur”, tha Beaune.

“Këto çmime nuk reflektojnë çmimin për planetin tonë”, shtoi ai.

Linjat ajrore që operojnë me kosto të ulët kanë vërshuar industrinë e fluturimeve në Evropë, pasi ato ofrojnë tarifa të lira për disa destinaicone, me Ryanair që është bërë kompania më e madhe e transportit ajror në rajon.

Por, tarifat e ulëta ndonjëherë nuk mbulojnë as kostot dhe emetimet e gazrave serrë nga avionët e pasagjerëve janë më të mëdha sesa gjatë udhëtimeve me tren.

“Unë hapur bëjë thirrje për vendosjen e taksave për aktivitetet që shkaktojnë ndotje, në mënyrë që të mund të investojmë në tranzicionin ekologjik”, tha Beaune, duke shtuar se Qeveria franceze planifikon të rrisë taksat për fluturimet që nisen nga Franca. Po ashtu, sipas tij, ekzekutivi francez do të financojë investimet në transportin hekurudhor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026