Franca ndalon veshjet e vajzave myslimane në shkolla, e quan “sulm politik”
Qeveria në Francë do t’u ndalojë nxënësve të shkollave publike të ndjekin mësimin me “abaja”, veshja që mbulon tërësisht gratë me besim mysliman.
Ministri i Arsimit Gabriel Attal, që u promovua në postin e tij pak muaj më parë, e bëri njoftimin në një intervistë për televizionin francez “TF1”.
“Kur hyn në një klasë mësimore nuk duhet të identifikosh fenë e nxënësve vetëm duke i parë ata”, deklaroi Attal.
Në 2004-n, një ligj francez ndaloi mbajtjen e simboleve ose veshjeve përmes të cilave studentët tregonin përkatësinë fetare në shkolla. Ligji u aplikua edhe për kryqin e krishterë në përmasa të mëdha, për kapuçin hebre dhe shallin islamik për mbulimin e kokës.
Megjithatë, “abajatë” u toleruan deri në nëntorin e kaluar. Asokohe, Ministria e Arsimit shpërndau një qarkore ku veshja mbuluese përfshihej në grupin e rrobave që mund të ndaloheshin nëse mbaheshin në mënyrë që tregonin përkatësinë fetare.
Debatet mbi veshjen islamike në Francë u intensifikuan në 2020-n, kur një student çeçen i preu kokën një mësuesi që u kishte treguar nxënësve karikatura të profetit Muhamed.
Kreu i sindikatës së mësuesve e mirëpriti njoftimin e fundit. Po ashtu, ai u vlerësua edhe nga Eric Ciotto, kreu i subjektit të djathtë opozitar, Partia Republikane.
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë