Franca këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme për asnjë shkak
Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj kundër udhëtimit në Liban, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze mes rreziqeve të përshkallëzimit ushtarak.
“Për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme, qytetarët këshillohen në mënyrë të rreptë kundër udhëtimit në Izrael dhe territoret palestineze.” -tha Ministria e Punëve të Jashtme.
Franca gjithashtu paralajmëroi shtetasit e saj kundër udhëtimit në Liban si për qëllime turistike, ashtu edhe familjare.
Të martën, ushtria izraelite goditi jugun e Bejrutit, duke vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr.
Disa orë më vonë, një sulm ajror në Teheran vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, sulm të cilin Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar. Në këtë sulm u vra edhe truproja e shefit të Hamasit.
Që nga sulmi ndaj Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka vrarë të paktën 39 mijë palestinezë në Rripin e Gazës.
Këto sulme të Izraelit kanë lënë pjesën më të madhe të 2.3 milionë njerëzve të enklavës palestineze të uritur dhe të pastrehë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër