Franca mohon përdorimin e armëve kundër juntës që sulmoi ambasadën në Niger
Ministria e Jashtme e Francës ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve ushtarakë nigerianë se forcat franceze të sigurisë kanë përdorur armë në përgjigje të një sulmi nga mbështetësit e juntës ushtarake ndaj ambasadës franceze në Niamey.
Ministria franceze tha në një deklaratë se ambasada franceze në Niamey u sulmua të dielën nga grupe me sa duket të përgatitura që nuk u vunë plotësisht nën kontroll nga forcat e sigurisë të Nigerit, raportoi Reuters.
Junta ushtarake e Nigerit akuzoi sot qeverinë e rrëzuar se autorizon Francën të sulmojë presidencën dhe të përpiqet të lirojë presidentin e burgosur Mohamed Bazum.
Ministria e Punëve të Jashtme franceze njoftoi më herët sot se Parisi njeh presidentin Mohamed Bazum si autoritetin e vetëm legjitim në Niger.
Mbështetësit e Juntës gjuajtën me gurë ambasadën franceze në Niger, dogjën flamujt francezë dhe bërtitën parulla antifranceze gjatë protestave të organizuara nga udhëheqësit e rinj ushtarakë të Nigerit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë