Franca pret një ditë të re protestash, 13 mijë policë në rrugë
Franca përballet sot me greva dhe protesta të reja në të gjithë vendin kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, me paralajmërimin e policisë se ekziston një “rrezik shumë serioz” i dhunës në rrugë.
Tubimet fillimisht ishin paqësore, por pakënaqësia u rrit kur qeveria e shtyu projektligjin në parlament pa votim në mes të marsit, dhe në ditën e fundit të protestave mbarëkombëtare të enjten, anarkistët e Bllokut të Zi thyen xhamat e dyqaneve, shkatërruan stacionet e autobusëve dhe plaçkitën një McDonald’s në Paris.
Dhuna e ngjashme është regjistruar edhe në qytete të tjera. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin paralajmëroi të hënën se kishte një “rrezik shumë serioz” të dhunës në kryeqytet dhe më gjerë, raporton Reuters.
Rreth 13 mijë oficerë policie do të vendosen në tubime, pak më pak se gjysma e të cilëve do të jetë në Paris.
Sipas Darmanin, organizatat ekstremiste të së majtës ekstreme, disa prej të cilave, siç tha ai, vijnë nga jashtë, “duan t’i vënë flakën Francës”.
Policia ka këshilluar shitësit në Paris në pjesën e qytetit ku po zhvillohet protesta të mbyllin dyqanet sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta